Tre qytetarë të Tetovës janë kafshuar nga qentë endacak brenda një ore. Ngjarjet kanë ndodhur sot prej orës 16:00 deri ne ora 17:00, konkretisht në rrugën nga Shkolla e Muzikës deri tek Stadiumi i Qytetit në Tetovës.
Qytetarët e kafshuar janë transferuar në Spitalin e Tetovës, gjegjësisht në Repartin për Sëmundje Infektive, ku edhe kanë pranuar vaksinën kundër tërbimit, ndërsa më pas në Repartin e Kirurgjisë u janë mjekuar plagët nga kafshimi. Qytetarët e kafshuar kanë marrë plagë në këmbë dhe duar. Siç mëson TV21, bëhet fjalë për dy burra edhe një grua.