Shpëtohet 5 vjeçari që ra në pusin e thellë 32 metra në Maroko

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar pesëvjeçarin që ka mbetur i bllokuar prej ditësh, pasi që ra në pusin e thellë 32 metra në Maroko.

Punëtorët me gërmues mekanikë janë përpjekur gjatë gjithë kohës për të shpëtuar pesëvjeçarin Rayan.

Sipas mediave atje, një ekzaminim paraprak mjekësor i fëmijës tregon dëmtime në tru dhe mushkëri, si dhe fraktura të shumta në qafë dhe shtyllë.

Një helikopter po qëndronte pranë, i gatshëm për të transportuar Rayan në spital.