Një delegacion i lartë i Bashkësisë Islame të Kroacisë, i kryesuar nga akad. Azis Hasanoviq, të enjten (03.02.2022) e vizitoi Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, ku u prit nga drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani.
Drejtori Asani i dëshiroi mirëseardhje kryetarit të Bashkësisë Islame të Kroacisë dhe e informoi për veprimtarinë e Institutit dhe impaktin që e ka ky institut në vendin tonë dhe më gjerë. Po ashtu drejtori Asani foli për marrëdhëniet që i ka krijuar Instituti me institucione të tjera shkencore e kulturore të vendit dhe të huaja, duke u ndalur veçmas në marrëdhëniet e mira me bashkësitë fetare, përfshirë edhe Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut.
Mysafiri Asanoviq e falënderoi drejtorin Asani për mikpritjen, e përgëzoi për punën e Institutit dhe foli për organizimin e Bashkësisë Islame të Kroacisë, si dhe për gatishmërinë e tyre që të bashkëpunojnë me institucionet shkencore e kulturore të rajonit.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kroacisë ishte i shoqëruar nga dr. Mirza Shabiq, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kroacisë dhe Mevludin Arsllani, drejtor i Gjimnazit Islamik në Zagreb. Delegacionin e shoqëronte edhe Reis Ul-Ulemaja e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Hfz. Shaqir ef. Fetahu.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arrestohet një ish funksionar i Qeverisë së Maqedonisë nën dyshime për tenderë
- EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, vjedhje dhe arratisje nga burgu, arrestohet 30 vjeçari në Luksemburg! I riu është dënuar me 14 vite burg
- Mickoski: Strategjia Nacionale Zhvillimore është dokumenti më i lartë bashkues, zhvillimor dhe vizionar për 20 vitet e ardhshme
- “Vishuni trash, vishuni mirë”, Lumir Abdixhiku i fton qytetarët në tubimin përmbyllës të së shtunës
- MMJPH: Aktivitete të intensifikuara nga komunat për ajër më të pastër në javën e fundit të janarit
- *VLEN: Investim historik për komunat, 15 miliardë denarë për projekte kapitale*
- Qytetarët e Kosovës në Izrael pa viza, kur hyn në fuqi vendimi?
- Bastisje në hapësirat e MPB-së, dyshime për keqpërdorime gjatë servisimit të veturave të policisë
- Nuk ka mbetur më “këmbë njeriu” në ishull, shqiptari refuzon të largohet nga Santorini
- Policia Financiare bastis Pece Mirçevskin