Sindikalistët do të protestojnë sot para Odës Ekonomike dhe Organizatës së Punëdhënësve në shenjë revolte, pasi punëdhënësit nuk pranojnë rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë.
Nga LSM thonë se nuk mjafton propozimi i dhënë nga punëdhënësit në mbledhjen e djeshme për rritjen e pagës minimale.
“Sot po i përpunojmë parametrat e dhëna për të cilat punëdhënësit kërkojnë ndryshim të metodologjisë për rritjen e pagës minimale dhe del se paga minimale duhet të rritet në 16.164 denarë, kjo për ne është e papranueshme”, njoftojnë nga Lidhja e Sindikatave.
Nesër e gjithë kryesia dhe bordet e grevave do të dalin në protestë dhe nëse në deri në orën 16 punëdhënësit nuk pranojnë pagën minimale prej 18 mijë denarësh, sindikata do të shpallë grevë të përgjithshme. Nga Organizata e punëdhënësve sot nuk deshën të komentojnë propozimet konkrete të dërguara në Qeveri, përkatësisht çfarë ndryshimi të metodologjisë kërkojnë në Ligjin për Pagë Minimale. Paga më e ulët aktualisht është 15.200 denarë dhe e marrin rreth 100.000 punëtorë.