Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se njohja reciproke Kosovë-Serbi paraqet rrugën e vetme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal.
Në një komunikatë për media thuhet se kryeministri Kurti gjatë takimit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela ka biseduar mbi menaxhimin e pandemisë në të dyja vendet, trendin e vaksinimit dhe mundësinë e lehtësimit të masave.
Kurti foli për stabilitetin institucional, progresin dhe reformat e nisura të qeverisë në fusha të ndryshme.
Për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri Kurti ritheksoi se duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve, si rruga e vetme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.
Ndryshe, në konferencën e sotme pas takimit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, kryeministri Kurti nuk ishte deklaruar për media.