Kryetari i Likovës, Erkan Arifi ka pritur në takim përfaqësues të fshatit Hotël për të finalizuar dokumentacionin teknik për gypin përçues të ujit pre te rruga regjionale në Hotël e deri tek rezervuari i fshatit.
Më poshtë e keni statusin e plotë të cilin kryetari Arifi e ka postuar në rrjetin social Facebook:
“Kryetari i Komunës së Likovës së bashku me përfaqësuesit e bashkësisë lokale të fshatit Hotël, punëtorin-mirmbajtësin e ujësjellësit të fshatit dhe këshilltarin komunal nga ky fshat zhvilluan takimin e përbashkët me përfaqësuesit e shtëpisë projektuese për finalizimin e dokumentacionit teknik për gypin përçues të ujit prej te rruga regjionale në fshatin Hotël deri te rezervuari i fshatit si dhe rekonstruimin e rrjetit egzistues dhe rezervuarit”, është shprehur Arifi.