Grubi për statusin e Ahmetit për Qerimin: Nuk bëhet fjalë për hiprokrizi, askush nuk ia dëshiron vdekjen dikujt tjetër (VIDEO)
Pushteti gjyqësor dhe ai ekzekutiv janë të ndara dhe nuk është korrekte që statusi i lideri të BDI-së, Ali Ahmeti për vdekjen e Rexhail Qerimit të shihet si hipokrizi, ka vlerësuar zëvendëskryeministri i parë dhe sekretar organizativ i BDI-së, Artan Grubi.
Shton se shpesh herë BDI ka shprehur shqetësimet për gjyqësorin, që sipas tyre janë të njëanshme. Ne nuk jemi pajtuar shumë herë me përfundimet për rastin “Alfa”, po aq edhe me rastin “Monstra”.
“Nuk bëhet fjalë për hiprokrizi se askush nuk ia dëshiron vdekjen dikujt tjetër dhe askush aq më pak dëshiron që dikush të jetë i pafajshëm në burg. Janë thjesht pushtete të ndara dhe janë vendime të gjyqësorit dhe prokurorisë. Ne atë çfarë po bëjmë është të ndihmojmë me dëshminë e re që të mundësojmë rigjykimi dhe të dëshmohet pafajësia apo edhe fajësia në qoftë se kanë pasur”, tha Grubi, transmeton TV21.