Petrovska: Po përfundojnë përgatitjet për “SWIFT RESPONSE – 22”, stërvitja më e madhe që do të mbahet në Krivollak
Brifing për „SWIFT RESPONSE – 22“, stërvitja më e madhe e cila në pranverë do të mbahet në Krivollak, me mbi 4000 pjesëmarrës nga shtatë vende aleate – SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Përgatitjet janë në fund, publikoi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në profilin e saj në Fejsbuk.
Stërvitja e cila do të ketë elemente ajrore dhe përfshin kërcime me parashutë, ka shkruar ministrja Petrovska, do t’i tregojë aftësisë e Armatës dhe kapacitetin e poligonit Krivollak dhe ekzekutimin e stërvitjeve të mëdha të përbashkëta aleate.