Lëvizja BESA: Vdekja e të pafajshmit Rexhail Qerimi fundosi drejtësinë e Maqedonisë së Veriut

Zvarritja e rasteve të montuara politike dhe mungesa e drejtësisë, ka çuar Maqedoninë e Veriut shumë hapa prapa. Vdekja në burg e njërit nga të akuzuarit e rastit “Alfa” tregon edhe njëherë mos funskionimin e shtetit ligjor dhe mos vendosjen e drejtësisë në vendin e duhur.

Vdekja e Rexhail Qerimit është vdekje edhe për drejtësinë në vend dhe vdekje për ata që për shumë vite nuk arritën ta zgjidhin këtë rast. Lëvizja BESA vlerëson se drejtësia për rastin “Alfa” duhet të sillet në vend që të ndjerit të pafajshëm shpirti t’i prehet në paqe.

Lëvizja BESA gjithashtu iu shpreh ngushllime familjarëve dhe miqve të Rexhailit.

Lëvizja BESA
27.01.2022