Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikolla Selakoviq sot viziton Shkupin. Ai pritet të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, ndërsa do të jetë pjesëmarrës edhe në Akademinë për “Shën. Savaën”, me rastin e 27 janarit – Festës kombëtare të serbëve në RMV.
Sipas MPJ-së serbe, Selakoviq pritet të merr pjesë edhe në akademinë manifestuese në Teatrin Popullor të RMV-së.