Si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve, Klinika për sëmundje të lëkurës, ajo e neurologjisë dhe një repart shtesë i Spitalit të përgjithshëm “8 shtatori” do të rihapen si qendra për kovid. Një gjë e tillë është propozuar në mbledhjen e Komisionit për sëmundje ngjitëse i cili ka propozuar që edhe disa institucione të tjera shëndetësore të përgatiten për ndonjë valë eventuale të të shtruarve në Spitale, pasi numri i infektimeve gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm.
“ MSH i angazhoi Klinikat universitare, Institutin për sëmundje të mushkërive dhe tuberkuloze, Institutin e fëmijëve në Kozle dhe Spitalin special për geriatri që në rast të rritjes së numrit të të prekurve të cilët do të kenë nevojë të shtrohen në Spital të jenë të gatshëm në aspektin organizues për pranimin e Kovid pacientëve. Sa i përket personelit mjekësor, institucionet shëndetësore janë njoftuar që të angazhojnë kuadër adekuat mjekësor për t’i kyçur në punën e Klinikës për sëmundje infektive”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.