Kasami: Shumë shpejt në Tetovë do të arrijnë veshmbathje, kamionë dhe kontenjerë për NPK-në!

Në një intervistë për TV Pollogun, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka folur mbi problematikat e qytetit të Tetovës. Ai ka deklaruar se Ndërmarrja Publike Komunale shumë shpejt do t’i arrijnë kamionë dhe kontinjerë të rinj.
Njëkohësisht ai tha se ka përgaditur dhe ka porositur veshëmbathje të reja në të cilën shpreson të krijojë kushte sa më të mira dhe të mirëfillta pune për punëtorët e NPK-së.
Gjithashtu ai ka deklaruar se përkushtimi i tij për qytetin vazhdon 24 orë për të mirë e gjithë qytetarëve.