Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e 61-të, në rend të ditës së cilës është, ndër të tjera edhe propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të shefit, anëtarëve dhe anëtareve zëvendësve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ndërkohë në fillim të javës VMRO-DPMNE dhe Koalicioni në Kuvend kanë dorëzuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë me qëllim të shlyerjes së qeverisë teknik apo e njohur si “Qeveria e Përzhinos”.
Më pas ata theksuan se presin që ky propozim të futet në rend dite të seancës së sotme. Partitë në pushtet në Kuvend pajtohen që “Qeveria e Përzhinos” të shfuqizohet, por kjo të bëhet me konsensus të partive më të mëdha politike në vend.