Shtabi kryesor koordinues i krizës e mbajti mbledhjen e dytë, ku ministri i Shëndetësisë Bekim Sali e prezantoi gjendjen aktuale me pandeminë e shkaktuar nga KOVID-19.
Në mbledhje u diskutua dhe u miratua rekomandimi për të shkurtuar periudhën e izolimit pas testit PCR pozitiv prej 10 në 7 ditë.
Rekomandimi është në bazë të propozimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, për shkak të fotografisë më të lehtë klinike shkaktuar nga lloji omikron.
Rekomandimi është dorëzuar deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe duhet të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.