Komuna e Aerodromit në Shkup njofton se një person po mashtron qytetarët në këtë komunë duke mbeldhur para pasi i njëjti paraqitet si vullnetar i Kryqit të Kuq. Nga kjo komunë thonë se personi në fjalë ka mbledhur mjete financiare me pretekstin se të njëjtat do të shfrytëzohen për fëmijët në nevojë në territorin e kësaj komune.
“Gjegjësisht, sipas informacioneve të marra nga Komuna e Aerodromit, bëhet fjalë për një djalë të moshës 23 deri në 25-vjeçare, mbi dy metra i gjatë, i veshur me xhaketë të zezë dimërore dhe xhinse të zeza, me kapele në kokë dhe maskë në fytyrën.”, theksojnë nga Komuna e Aerodromit.