Aleanca për Shqiptarët (ASH) akuzon Ministrinë e Mbrojtes së diskriminon shqiptarët dhe nuk respekton përfaqësimin adekuat. Këtë sipas ASH-së, e konfirmoi në një intervistë edhe zv.ministri i mbrojtjes, z. Bashkim Hasani.
Reagimi i plotë Aleancës për Shqiptarë
E përcollëm me vëmendje prononcimin e Zv.ministrit të mbrojtjes, z. Bashkim Hasani për Zërin e Amerikës kinse për pretendimet e opozitës sa i përket përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në këtë ministri ku thotë: “Ne jemi NATO, pretendimet për përfaqësim joadekuat të përfaqësuesve të bashkësive etnike joshumicë, janë krejtësisht të pasakta dhe tendencioze”.
Ne si opozitë konstruktive (që e kemi dëshmuar orientimin tonë drejt NATO & BE) kemi
reaguar në përgjithësi për situatën në ministrinë e mbrojtjes duke u bazuar në Kushtetutë nenin 7&8, Ligjin për mbrojtje (neni 21 dhe 26) Ligjin për shërbim në armatë (neni 13, 30, 87) Strategjinë e mbrojtjes 2020 (faqe 16, pika 70) si dhe Prioritetet dhe qëllimet strategjike të vet qeverisë 2017-2021 (paragrafi 2) dhe 2020-2024 (paragrafi 2) dhe kemi pyetur si është e mundur që Ministrja Sheqerinska ka përgatitur Planin afatgjatë për zhvillimin e mbrojtjes 2019-2028 ku pret që përfaqësimi adekuat dhe i drejtë për etnitë jo shumice të realizohet në vitin 2028 edhe atë me 25% e JO me 35% (faqe 41). Ky është diskriminim i hatashëm ndaj gjithë etnive joshumicë e jo vetëm kundër shqiptarëve, shkelje e rëndë kushtetuese dhe shkelje e rëndë e shtetit juridik. Ne kemi bë pyetje publike, se si është e mundur që edhe pse Rezoluta e 26 Maj-it 2004 (Nr. 07-2255/1) parasheh në pikën 20 (paragrafi 2) që përfaqësimi i drejtë dhe adekuat të
arrihet deri në vitin 2007, përveç me oficerë dhe persona civil me shkollim sipëror (ekspertë) deri më 2013. Është periudhë kur pikërisht në pushtet ka qenë ministrja Sheqerinska.
Këtë e thamë edhe me shifra konkrete kur konstatuam: nga 15 Këshilltarë shtetërorë në
Ministrinë e mbrojtjes vetëm një është shqiptar, nga 16 Udhëheqës departamenti asnjë shqiptar, nga 77 seksione vetëm 1 shqiptarë. Në Armatë nga 9 J-seksionet vetëm një shqiptarë, nga 13 komandantët e batalioneve dhe 7 Qendrave vetëm 3 janë shqiptarë. Për njësinë speciale edhe pas 20 vjet MO ende përqindja është shumë e vogël diku 5%.
Ne gjithashtu konstatuam se nga më tepër se 60 oficerët e shkolluar në SHBA në shkollat më të larta (Akademitë e stafit dhe Kolegje lufte) vetëm 3 janë shqiptarë. Dhe se ne diplomaci ushtarake ka vetëm dy atashe ushtarak.
E falënderojmë zv ministrin Hasani që na e konfirmoi konstatimin tonë kur ai i përmend me emër dy shqiptarët e shkolluar në SHBA dhe dy shqiptarët atashe ushtarak të cilët janë emëruar POR pasi është ngritur padi për diskriminim kundër Ministrisë së mbrojtjes ku njëra nga akuzat është se nuk ka asnjë shqiptar atashe ushtarak.
Gjithashtu e falënderojmë shumë Zv ministrin i cili thotë: “në dy shpalljet e fundit për ushtarë profesionistë, përqindja e pjesëtarëve të rekrutuar të komunitetit etnik shqiptar ishte 32%”.
Po i nderuar, a mund të na thoni sa është numri i përgjithshëm i oficerëve? Sipas informatave tona përqindja sipas kategorive është për oficer diku 10-11%, nënoficer 19-20% dhe ushtarë profesional 22-23%. Nga këtu shihet se përqindja është në proporcion të ZHDREJTË, sikur rriten pozitat aq më shumë bje përqindja.
Sipas dispozitave juridike përfaqësimi i drejtë dhe adekuat duhet të jetë i realizuar jo vetëm si përqindje por në dy rrafshet atë horizontal dhe vertikal.
I nderuar a mund të na thoni se kush ishte kryetar i grupit punues për përgatitjen e Strategjisë për mbrojtje 2020.