SHKAKU I SITUATËS EPIDEMIOLOGJIKE GJYSMËVJETORI I DYTË NIS MË 1 SHKURT
Arsimtarët të mos shkojnë në shkollë kur nxënësit janë në pushim që të kursehet energji elektrike, këtë shkresë sot kanë marrë të gjitha shkollat e vendit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Të mos organizohen aktivitete pune për mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional dhe personelin administrativo-teknik, me përjashtim të personelit teknik i cili është i nevojshëm për sigurimin e objekteve dhe pronës së shkollave në periudhën prej 20 deri më 26 janar. Ky rekomandim është dhënë për të ulur kostot e energjisë elektrike në objektet shkollore”.
Qeveria vendosi që gjysmëvjetori i dytë të filloj më 1 shkurt përshkak përkeqësimin e situatës epidemiologjike dhe rritjes së infektimeve të reja në vend transmeton KlanM. Kundër këtij vendimi janë një pjesë e shkollave dhe arsimtarëve. Sipas tyre vazhdimi i pushimit për 10 ditë nuk do ta heq pandeminë me COVID-19, ndërsa me këtë vendim pësojnë nxënësit dhe procesi arsimor.