Ministria për Punë të Brendshme dje (19.01.2022) ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në fushën e trafikut.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 101 gjoba, nga të cilat 22 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, nëntë sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
“Janë vendosur pesë gjoba për përdorimin e celularit, shtatë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, katër masa për automjete të paregjistruara, tre për shofer fillestar”.
“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.