Pa përfshirje në BE, rajoni është i ekspozuar ndaj kërcënimeve të ndryshme strategjike, thotë ministri i Jashtëm slloven
Integrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimornë Bashkimin Evropian është i rëndësishëm për pozicionin strategjik të bllokut në botë, ndërsa ajo është mundësi edhe për kompanitë sllovene, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë, Anzhe Logar.
“Derisa rajoni nuk është i përfshirë në BE, ai do të jetë i hapur për kërcënime të ndryshme strategjike të cilët dalin nga aktivitete të cilat nuk janë të harmonizuara me BE-në lidhur me vlerat dhe aspektet gjeopolitike”, tha Logar në një ngjarje të organizuar nga Instituti për vendime strategjik me rastin e bisedimeve për integrim dhe lidhje ekonomike nga Ballkani Perëndimor.
Ekonomia është segment i rëndësishëm i integrimit, ndërsa Komisioni Evropian ndau më shumë se nëntë miliardë euro fonde investuese për projekte infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor, të cilët, sipas ministrit slloven të Punëve të Jashtme, do ta afrojnë rajonin drejt BE-së në infrastrukturën ekonomike.
“Kjo njëkohësisht është edhe mundësi që ekonomia sllovene të marrë pjesë në realizimin e këtyre projekteve dhe të tërheq një pjesë nga nën miliardë euro”, tha Logar, lajmëron STA.
Mundësi e mirë për Slloveninë është plani i SHBA-së të sjellin disa investime të mëdha në Ballkanin Perëndimor që të realizojnë projekte të cilat do të jenë në konkurrencë me projektet kineze, tha Logar.