Sot është gjetur në rrjedhat e lumit Shkumbin afër fshatit Falishtë trupi i pa jetë i Eqerem Lutfiut i njohur si Iqo.
Me çrast kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i ka shpreur ngushllime familjes së të ndjerit.
Postimi i plotë i kryetarit Kasami:
Pas gati tre javësh kërkim, sot fatkeqësisht është gjetur i vdekur bashkëqytetari ynë Eqrem Lutfiu – Iqo.
Falënderoj nga zemra ekipin e shtabit të emergjencës, të mbështetur nga ekipet e zjarrëfikësve, tifo grupin Ballistët si dhe qytetarët vullnetarë që përkundër kushteve të vështira nuk ndaluan së kërkuari gjatë gjithë kësaj kohe.
Gjithashtu dua të shpreh ngushëllimet e mia deri tek familjarët e të ndjerit! Në këto momente të vështira ndajmë dhembjen bashkërisht me ta!