NPK Tetova ka njoftuar sot që ka siguruar ujë të mjaftueshëm për të gjithë qytetarët e Tetovës.
Nëpërmjet një njoftimi sqarohet se sasia e ujit për momentin është e mjaftueshme për furnizim normal, transmeton TetovaSot.
“Sasia e ujit për momentin është 300 l/s ,sasi e mjaftueshme për furnizim normal dhe të barabartë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e NPK Tetova-Tetovë.