Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 149 masa, ndër të cilat për vozitje të shpejtë më shumë se shpejtësia e lejuar 34 sanksione, 12 masa për vozitje pa patentë shoferi, 14 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, kumtoi MPB-ja.
Janë shqiptuar shtatë masa për shfrytëzimin e celularit, nëntë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, tre masa për kalim në dritën e kuqe të semaforit, katër sanksione për shofer fillestar, 31 për parkim të parregullt.
Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron se kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdon edhe në ditët në vijim. Apelojnë deri tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat që të rritet siguria në komunikacion dhe të kontribuojmë për rrugë më të sigurta