Çerdhja për fëmijë në qendrën e Manastirit është pjesërisht e mbyllur pasi që nga tërmeti u çanë muret dhe përbën rrezik për fëmijët. Për një ditë në Manastir janë dorëzuar mbi 100 kërkesa për dëme.
Me kërkesë të Kryetares së Këshillit, qeveritarë sot ishin në Manastir. U njohën me gjendjen dhe paralajmëruan ndihmë nga Qeveria.
Tërmete me epiqendër në Greqi ende i frikësojnë manastirasit. Vetëm në 24 orët e fundit në Manastir janë ndjerë 39 tërmete. Më i fuqishmi me magnitudë prej 4,5 ballë sipas Rihterit është regjistruar dje në orën 17.14. Denoncimi i dëmeve do të zgjasë deri më 26 janar, ndërsa të gjitha institucionet me rëndësi vitale në qytet funksionojnë pa pengesa, uji i pijshëm është i sigurt, nuk është dëmtuar as penda e akumulimit, Strezhevë, prej ku Manastiri furnizohet me ujë.
Në zonën e Shkupit sot u regjistrua tërmet prej 2,6 ballëve dhe intensitet prej 3 deri 4 ballë sipas shkallës makrosizmike. Sizmologët qetësojnë duke thënë se bëhet fjalë për aktivitet të rregullt sizmik.