Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe nënkryetari Aleksandar Nikolloski, në takimin e sotëm me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe të Irlandës së Veriut në Maqedoni, Rejçel Gallovej, me të cilën biseduan për gjendjen aktuale politike, ekonomike dhe krizën energjetike në vend.
Mickoski në takim theksoi se përbërja e re e qeverisë së LSDM-së nuk ka legjitimitet që qytetarët të qeverisin. Mickoski theksoi se mungesa e strategjisë, vizionit dhe planit nga ana e kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe vendosja e kuadrove të vjetra të rraskapitura në pozita, do të ndikojë keq në reformat që, siç tha ai, janë të nevojshme që vendi të lëvizë para.
Gjithashtu, nga ana e Mickoskit u theksuan edhe sfidat me të cilat po ballafaqohen qytetarët në lidhje me krizën ekonomike.
Sipas Mickoskit, për shkak të veprimeve të vonuara dhe menaxhimit të dobët të shtetit dhe institucioneve, Maqedonia po përballet me krizë energjetike e cila ndikon negativisht në standardin jetësor të qytetarëve.
Mickoski e falënderoi ambasadoren Gallovej për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i jep Maqedonisë, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe mbetet një nga partnerët strategjikë dhe interesat e VMRO-DPMNE-së. Bashkëbiseduesit në takim shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e mirë dhe marrëdhëniet miqësore.