Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Mari Bërnz, sot do t’ia dorëzojë flamurin amerikan ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, në shenjë të meritës për bashkëpunimin në mbrojtje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Dhënia e flamurit amerikan në Ambasadën e SHBA-së në Shkup është simbol i arritjeve të jashtëzakonshme në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në katër vjet e gjysmë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.
Janë paralajmëruar fjalimet e ministres Shekerinska dhe ambasadores Bërnz, ndërsa ngjarja do të mbahet në përputhje me protokollet e Kovid-19.