Vitin e kaluar në vend janë bërë nëntë transplantime nga donatorë të ndjerë dhe gjatë kësaj 16 pacientë fituan veshkë, pesë zemër dhe te tetë pacientë ishin transplantuar inde kockore. Ky është progres i rëndësishëm në krahasim me vitet e kaluara si në sferën e transplantimit ashtu edhe në pjesën e ngritjes së vetëdijes për dhurimin e organeve, njoftoi Klinika Universitare për Sëmundje Ortopedike.
Nga Klinika njoftojnë se vitin e kaluar për herë të parë janë bërë katër transplantime të indit kockor nga donatorë të ndjerë, me çka është hapur kapitull i ri dhe është bërë hap para në sferën e mjekësisë transplantuese, ndërsa njëherësh edhe në sferën e ortopedisë në vend. Pas transplantimit të parë të cilin e bëri ekipi i Klinikës më 17 prill, deri në fund të vitit, siç bëhet e ditur, ishin bërë edhe tre transplantime të indit kockor nga donatorë të vdekur. Te tetë pacientë, prej të cilëve katër me sëmundje malinje iu është transplantuar indi kockor, me çka dukshëm u përmirësua cilësia e tyre e jetës.
Intervenimet te të gjithë pacientët të cilët fituan ind kockor nga donator i vdekur, ishin realizuar në Klinikën e Sëmundjeve Ortopedike nga ana e ekipeve profesioniste të Klinikës të kryesuar nga kirurg eminentë ortopedë. Nga fillimi i vitit 2021 në Klinikë është rinovuar edhe Banka për Inde Kockore ku falë Ambasadës gjermane është furnizuar pajisje e re për ngrirje të grafteve në temperatura shumë të ulëta. E gjithë kjo ishte parakusht për zhvillim të transplantimit të indeve kockore nga donator i vdekur, informojnë nga Klinika.
Koordinatori nacional për transplant, dr. Maja Mojsiva Mijovska vazhdimisht e thekson rëndësinë e dhurimit të organeve si parakusht për zhvillimin e një programi transplantues.