Paditen dy persona nga Gostivari për vjedhje të 5000 denarëve dhe një telefoni në stacionin e autobusëve
Dy qytetarë akuzohen për vjedhjen e 5 mijë denarëve në Stacionin e Autobusëve në Gostivar, në bazë të nenit 236, paragrafi 1 nga Kodi Penal.
“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar deri te gjykata përkatëse ka paraqitur Padi ndaj dy personave, njëri prej të cilëve për veprën penale – Vjedhje e rëndë, tjetri për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale”, sqarojnë nga Prokurori Themelore Publike.
28 vjeçarja si e akuzuara e parë më 7 shtator të vitit 2021 ka kryer vjedhje në Gostivar, derisa është ndihmuar nga 62 vjeçari, i cili si i punësuar te objekti, ka këshilluar 28 vjeçaren, e cila fillimisht ka përvetësuar një telefon celular, ndërsa pastaj 5 mijë denarë.