Bekteshi: Shpallje e publikuar publike për mbështetje financiare – nga 600 deri 800 denarë fatura më të ulëta për rrymë do të marrin më shumë se 7.500 amvisëri me të ardhura të ulëta

Ministria e Ekonomisë sot publikoi shpalljen publike për mbështetje financiare për energjinë e shpenzuar elektrike për personat me të ardhura të ulëta për vitin 2022, publikoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk.
Me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së konsumatorëve të rrezikuar të energjisë, në përputhje me Programi për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë për vitin 2022, Ministria e Ekonomisë sot publikoi shpallje publike për ndarjen e mbështetjes financiare për personat me të ardhura të ulëta në vitin 2022, të ardhurat e rregullta mujore të të cilëve në amvisëri nuk i tejkalojnë të ardhurat neto prej 30.000,00 denarëve edhe atë për:
person të vetëm deri në 15.194,00 denarë;
– amvisëri me dy anëtarë deri në 18.000,00 denarë;
– amvisëri me tre anëtarë deri në 21.000,00 denarë;
– amvisëri me katër anëtarë deri në 25.000,00 denarë;
– amvisëri me pesë e më shumë anëtarë deri në 30.000,00 denarë
Sipas shpalljes publike në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë, personat me të ardhura të ulëta përvetësojnë mbështetje financiare përmes uljes së faturës mujore për energjinë e shpenzuar elektrike në vlerë prej 600 deri 800 denarë duke llogaritur nga dita e parashtrimit të kërkesës.
Ndarjen e mbështetjes financiare e bën Ministria e Ekonomisë përmes përzgjedhjes së kërkesave të mbërritura nga amvisëritë me zbatimin e parimit të të ardhurave më të ulëta të amvisërive në vitin 2021 për secilën prej kategorive të përmendura në këtë shpallje, deri në shterimin e mjeteve të parashikuara në përputhje me programin.
Të drejtën për të marrë pjesë në këtë shpallje publike e kanë personat me të ardhura të ulëta të cilët do të parashtrojnë Formular për kërkesë për shfrytëzimin e mbështetjes financiare që mund të merret në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose të sigurohet përmes faqes së internetit të Ministrisë.
Me kërkesën për shfrytëzimin e mbështetjes financiare kërkuesi duhet të dorëzojë në Ministrinë e Ekonomisë dokumentet si vijon:
– deklaratë e vërtetuar në noter që vërteton se i gjithë dokumentacioni i dorëzuar ndaj kërkesës është i saktë dhe i besueshëm (formulari i deklaratës mund të merret në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose të sigurohet përmes faqes së internetit të Ministrisë);
– vërtetim nga punëdhënësi për lartësinë e pagës së paguar në vitin 2021 ose raport nga banka për të ardhurat nga pensionet të paguara nga Fondi i SPIM (çeku i të ardhurave nga pensioni) për lartësinë e pensionit të paguar në vitin 2021 dhe vërtetim nga banka për të gjitha llogaritë e transaksionit për vitin 2021 për parashtruesin dhe anëtarët e amvisërisë (nëse janë të punësuar ose marrin pension);
– vërtetim nga Agjencia për punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin dëshmohet se anëtarët e amvisërisë nuk janë të punësuar, nëse të njëjtit nuk janë të punësuar dhe/ose vërtetim nga Fondi për SPIM se anëtari i amvisërisë nuk është pranues i pensionit;
– dëshmi për anëtarët e amvisërisë së aplikantit në fotokopje (letërnjoftim për persona të rritur, certifikatë e lindjes për persona të mitur, certifikatë kurorëzimi, vërtetim shkurorëzimi ose certifikatë të vdekjes për anëtar të amvisërisë) ;
– fotokopje e faturës së fundit të pranuar për vitin 2021 për energjinë e konsumuar elektrike në amvisërinë;
– personat me të ardhura të ulëta 1 (person i vetëm) dorëzojnë deklaratë të vërtetuar në noter me të cilën vërtetojnë se jetojnë vetëm dhe me të cilën vërteton se i gjithë dokumentacioni i dorëzuar me kërkesën është i saktë dhe i besueshëm. Formulari i deklaratës (PËR PERSON TË VETËM) mund të merret në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose të sigurohet përmes faqes së internetit të Ministrisë; dhe
– fotokopje e letërnjoftimit të kërkuesit dhe anëtarëve të amvisërisë (nëse janë të rritur)
Kërkesa për shfrytëzimin e mbështetjes financiare së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, kërkuesit do ta dorëzojnë me postë në zarf të mbyllur drejtuar Ministrisë së Ekonomisë në adresën “Jurij Gagarin” nr.15, 1000 Shkup, me shenjën – shpallje publike për mbështetje financiare për energji të konsumuar elektrike për persona me të ardhura të ulëta për vitin 2022, emri dhe mbiemri dhe adresa e kërkuesit dhe shënimi i detyrueshëm për numrin e anëtarëve të amvisërisë (person i vetëm, amvisëri me dy anëtarë, amvisëri me tre anëtarë, amvisëri me katër anëtarë, amvisëri me pesë e më shumë anëtarë).
Mbështetja financiare ndahet në nivel mujor për shfrytëzues në kohëzgjatje prej 12 muajve.
Konsumatorëve të rrezikuar të energjisë në përputhje me programin që e shfrytëzojnë ndihmë të garantuar minimale dhe realizojnë shtesë në para për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për konsumin e karburanteve në amvisëri në përputhje me nenin 42 të Ligjit për mbrojtjen sociale dhe personat e moshuar në përputhje me nenin 7 të Ligji për siguri sociale, personave të moshuar u takon mbështetje financiare nga kjo shpallje.
Afati për aplikim për këtë shpallje publike është 30 ditë nga dita e publikimit të shpalljes publike.
Thirrjen publike dhe dokumentacionin e duhur mund ta gjeni në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë në linkun si vijon:https://www.economy.gov.mk/doc/3070
Me respekt,
Departamenti për koordinimin e aktiviteteve të ministrit