Manastiri ka qenë komuna e parë që ka raportuar dëme materiale nga tërmeti i madhësisë 5.3 i shkallës rihter që goditi Ballkanin.
Sakaq ditën e sotme kryetari i Komunës Toni Konjanovski rreth orës 11:00 ka caktuar mbledhje të Shtabit të Krizës, ku mësohet se mes tjerash do të diskutohet për gjendjen në qytetin e Manastirit pas tërmetit të mbrëmshëm si dhe gjendjes prej Covid-19.
Nga Komuna e Manastirit njoftojnë gjithashtu se në mbledhje do të shqyrtohen edhe masat plotësuese të cilat mund të ndërmerren nga ana e shtabit për mbrojtje dhe shpëtim.