Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga sot deri të mërkurën në Shkup do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit për shkak të vizitës zyrtare të presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.
Masa të posaçme të regjimit do të ketë në rrugët në zonën e gjerë qendrore të Shkupit.
MPB u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e nëpunësve të policisë me uniformë.