Zvogëlohet dukshmëria për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50-60 metra këtë mëngjes edhe në drejtimin rrugor Kumanovë – Stracin, deri në 80 metra edhe në kalimin malor Bukovë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po qarkullon nëpër rrugë të lagështa, në disa vende më të larta edhe me mbetje të borës në rrugë. Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm vërehet në Kodër të Diellit, Mavrovë edhe në kalimet malore Strazhë, Bukovë dhe Presekë.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore edhe jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare, nga pala e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.