Me masa dhe politika të përgjegjshme dhe me kohë arritëm ta mbrojmë standardin e qytetarëve me rritjen më të vogël të rrymës prej 9.48 për qind, tha në konferencë për media zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Ajo informoi se çmimi i energjisë elektrike në mbarë botën po rritet për shkak të krizës globale energjetike, për shembull në Itali çmimi i energjisë elektrike është rritur për 55 për qind, në Turqi për 50 për qind.
“Edhe pse opozita paralajmëroi rritje deri në 40%, gjë që tregoi paaftësinë e saj. Për mbrojtje shtesë të qytetarëve me të ardhura më të ulëta, Buxheti siguron mjete për ndihmë për familjet në nevojë. Me 60 milionë denarë ndihmë financiare, 7.500 familje do të marrin 600-800 denarë subvencione për faturat e energjisë elektrike”, tha Kuzeska.
Zëdhënësja e LSDM-së shton se shifrat tregojnë se në vitin 2021 ka tregues të mirë ekonomik.
“Rritja e ekonomisë është mbi 4%, të hyrat janë rritur, gjë që dëshmon se masat ekonomike të ndërmarra nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja kanë dhënë rezultat. Buxheti tashmë ka 130 milionë euro pa pagesë, në periudhën e ardhshme do të vijojnë edhe masat tjera kundër krizës në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë”, tha Kuzeska.