Policia ka vijuar dje me kontrolle të intensifikuara të aksionit në zonën e qarkullimit rrugor.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 143 masa, nga të cilat 24 gjoba për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 21 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.
“Janë vendosur shtatë masa për përdorimin e celularit, tre gjoba për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafori i kuq), shtatë masa për parakalim dhe shmangie të paligjshme”, njoftojnë nga policia.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim.