Mëngjesin e sotëm shtresa më e lartë e borës në vendin tonë është regjistruar në Kodrën e Diellit ndërkaq temperatura më e ulët është regjistruar në Berovë, përcjell TV21.
Në lidhje me: Parashikimi i motit
Sipas matjeve që ka realizuar mëngjesin e sotëm Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, në Kodër të Diellit shtresa e Borës arrin 24 cm, në Mavrovë 2 cm, ndërsa në Berovë është regjistruar temperatura më e ulët, respektivisht -2 gradë Celsius.
Në Kriva Pallankë dhe Tetovë është regjistruar temperaturë prej -1 gradë Celcius, Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Strumicë,
Lazaropole 0 gradë Celcius, 1 gradë Celsius është regjistruar në Shkup-Petrovec, Kodër të Diellit, 2 në Ohër, Manastir, Prilep, 4 në Vinicë, Krushevë, Kumanovë, Mavrovë, 5 në Gjevgjeli, 6 në Dibër, 7 në Pretor dhe 8 gradë Celsius në Demir Kapi dhe Dojran.