Petkov: Diskutimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zhvillohen mbi baza fituese

Diskutimet duhet të mbahen në bazë të favorshme ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Nëse të dyja palët fillojnë të flasin për gjëra të mira, dëshira për të arritur një marrëveshje për çështje të rëndësishme do të jetë më e lehtë”, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov në një intervistë për “Bloomberg”, duke folur për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis dy vendeve.

Kryeministri bullgar foli për punën e ardhshme të grupeve punuese, synimin për krijimin e një mekanizmi panevropian për mbrojtjen nga trajtimi diskriminues i grupeve etnike dhe besimin e tij për gjetjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes dy vendeve fqinje.

Petkov tha se grupet e punës do të takohen “në një plan të ngjeshur” për të bërë përparim mbi çështjen në gjashtë muajt e ardhshëm, duke bërë që Bullgaria të rishqyrtojë pozicionin e saj.

Për të lehtësuar ndryshimin, ai tha se do të nxiste një mekanizëm pan-evropian për të mbrojtur grupet etnike nga diskriminimi.

“Kam një vullnet të fortë dhe besoj se është në interes të të dy vendeve që të vazhdojnë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, tha Petkov, duke shtuar: “Pra, sa më shpejt të ecim përpara me këto hapa, aq më shpejt mund të arrijmë me afate më konkrete”.