Shkup: 161 shkelje të rregullave në trafik, 30 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (04.01.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 masa, nga të cilat 30 sanksione për drejtimin e automjeteve mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 15 sanksione për vozitje pa patentë shofer.

“Janë vendosur tetë masa për përdorimin e celularit, gjashtë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, nëntë masa për mosrespektim të përparësisë së kalimit, pesë kundërvajtje të kryera nga këmbësorët dhe 48 për parkim të paligjshëm”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.