Mjeku nga Klinika e Toksikologjisë, Niko Beqarovski, apeloi anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive që të ndryshojnë protokollet për izolimin e kontakteve me pacientët e infektuar.
“Nëse nesër nuk i ndryshoni protokollet dhe nuk e zvogëloni kohën e izolimit të atyre pozitivëve, MË 22.01.22 S’do të ketë kush të punojë në vend!!!! Të gjithë do të jemi në izolim.
Izolimi i kontakteve me Omicron kaq të përhapur është i paqëndrueshëm dhe pa arsyetim epidemiologjik”, konsideron mjeku Beqarovski.
Sipas tij, izolimi i detyrueshëm për pozitivët duhet të reduktohet në 7 ditë.
“Të nderuar qytetarë, nëse sot kemi pasur 1.197 teste pozitive me analiza të rregullta, sigurisht që janë 5.000 të vetë testuar dhe 25.000 të padiagnostifikuar. Lajmi i mirë është se deri në fund të shkurtit do të arrijmë imunitetin kolektiv dhe më 8 mars do të mund të luani sërish me zare”, paralajmëroi Bekqarovski.