Dje rreth orës 17.00, në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Gostivar-Tetovë në afërsi të kryqëzimit të Zherovjanit, në të cilin kanë marrë pjesë tri automjete: vetura “Audi” me targa kroate të drejtuara nga 48-vjeçari F.A. nga Piroku i Tetovës, një veturë “Mercedes” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 20-vjeçari B.A. nga Senokosi i Gostivarit dhe vetura “Opel”, po ashtu me targa të gostivarit, e drejtuar nga 55-vjeçari M.A. nga Bogovina e Tetovës informon Tetovasot. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i “Opelit” D.A.H (32) nga Debreshi i Gostivarit, ndërsa me lëndime trupore kanë përfunduar shoferi dhe pasagjeri i dytë i të njëjtit automjet, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës ku ishin transferuar për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit inspektimin e ka kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.TetovaSot
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dauti: Unë nuk ndryshoj, do të vazhdoj të luftoj për barazi dhe kurrë nuk do të pranoj ligje që diskriminojnë
- Kurti u kanos në emër të “Brigada sever”, arrestohet i riu në Zveçan
- Nuk kalon as interpelanca ndaj Toshkovskit
- Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
- Paolo Palminteri, ambasador i ri italian në Shkup
- Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i njëjti fat na pret edhe nga Britania
- Kallëzim penal ndaj Kurto Dudushit
- Lëvizja Besa zgjedh kryetarin dhe kryesinë e degës në Vrapçisht
- Ibrahimi: Interpelanca e opozitës “Non Grata” nuk kalon. Përgjegjësi do të ketë!
- Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri