Një rrahje brutale mes tre personave ka ndodhur sot në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kumanovë, të destinuara për nxjerrjen e dokumenteve personale.
Tre mërgimtarë, nga fshati Nakushtak i Kumanovës janë rrahur.
Deri te përleshja ka ardhur pasi njëri nga tre personat ka prishur radhën e pritjes, kanë konfirmuar nga Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë.
Por jozyrtarisht TV21 mëson se dy nga personat që kanë rrahur personin e tretë janë vëllezër, por që ata dy janë kushërinj me personin e tretë.
Si pasojë e rrahjes zyrat kanë qenë të bllokuara për një kohë.