Ndërroi jetë ish-ministri i njohur në Maqedoninë e Veriut

Ministri i parë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i VMRO-DPMNE-së nga viti 1998 deri në vitin 2002, Marjan Dodovski vdiq sot për shkak të komplikimeve nga kor onavirusi.

Dodovski ishte deputet nga viti 2006 deri në vitin 2008, e më pas anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë ish-bashkëshortja e tij Ivanka Vasilevska në profilin e saj në Facebook.

“Me keqardhje të thellë ju njoftojmë se sonte, në klinikën shtetërore, Marjan Dodovski na la shumë herët. Marjani ishte një luftëtar i madh dhe i përkushtuar për Maqedoninë, ministri i parë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i VMRO-DPMNE-së, në karrierën e tij të frytshme kreu funksione të shumta partiake dhe shtetërore, por mbi të gjitha, më e rëndësishmja ishte babai i Marijes sime. Dodovska . Na la në zi të madhe dhe Maqedonia humbi një njeri të madh. Marjan, prehu në paqe!”, ka shkruar ajo.

Dodevski ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, kryetar i komisionit për mjedisin jetësor dhe koordinator i njësive zgjedhore.(INA)