LSDM përmes një komunikaite u shpreh se falë reagimit të shpejtë të qeverisë dhe mobilizimit të të gjitha kapaciteteve vendore të prodhimit të energjisë elektrike, është parandaluar shtrenjtimi drastik.
“Tarifa e lirë në mbrëmje si dhe tarifa e lirë të dielën mbahen dhe nuk do të ketë kufizime. Po ashtu qeveria siguroi 60 milionë denarë për mbështetje të konsumatorëve që janë në rrezik social”, shprehen nga LSDM.
Ata shtojnë se këto fakte e demantojnë Mickoskit i cili, sipas LSDM-së, gënjente se çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 30-40 për qind.
“VMRO dhe Mickoski nuk kanë për qëllim të jenë opozitë konstruktive në kohë krize dhe në vend që të kujdesen ndaj qytetarëve, ata shfrytëzojnë çdo mundësi për të fituar pikë politike”, thonë nga kjo parti.