Një person ka vdekur pasi zjarri ka kapluar hapësirat ndihmëse në fshatin Dobrushevë të Manastirit.
“Gjatë mbrëmjes në hapësirat ndihmëse ka shpërthyer zjarr në të cilin ka vdekur gjyshi A.M.(94). Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekje”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Trupi i 94-vjeçari është dërguar për obduksion.