Tetovë/ Ajo ia dha 1350 euro për blerjen dhe instalimin e stufës me pelet, por ai e mashtroi..

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër personit me inicialet B.Z. (33 vjeç) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.

Më datë 30.06.2021, i pandehuri ka rënë dakord me R.T. (27 vjeçe) për blerjen dhe instalimin e një stufe me pelet për shumën prej 1350 euro, pas së cilës ajo ka paguar shumën e rënë dakord në prani të nënës së saj.

Deri në ditën e denoncimit, B.Z. nuk e ka përmbushur marrëveshjen dhe as nuk i ka kthyer paratë.