Shoqata “Tradita” uron Vitin e Ri 2022!

Të nderuar miq,

në emrin tim personal, të anëtarëve, të bashkëpunëtorëve dhe të veprimtarëve të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”, Jua uroj Vitin e Ri 2022, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe vetëm suksese.

Ne besojmë se me angazhimin tonë të përbashkët, me përgatitjen e projekteve serioze, edhe në vitin 2022, do të vazhdojmë të kontribuojmë për avancimin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare.

Gëzuar!

Selam Sulejmani,

Kryetar i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”