MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 140 sanksione në rajonin e Shkupit. Për vozitje nën ndikimin e alkoolit janë shqiptuar 34 sanksione, 21 për drejtim të automjetit me shpejtësi më tepër se e lejuara, 17 për ngasje pa patentë shoferi.
“Janë shqiptuar pesë masa për automjete të paregjistruara, katër sanksione për mosdhënie të përparësisë për kalim të këmbësorëve”, shtojnë nga MPB.