Danillovski: Virusi është në panik, vaksina nuk vlen më, do ta kalojmë të gjithë

Epidemiologu dr. Dragan Danillovski sonte në “Click Plus” në TV21 tha se koronavirusi është në “panik”, dhe vaksina nuk është më e vlefshme, gjegjësisht se virusin do ta kalojmë të gjithë. Danillovski thotë se pritet që brenda gjashtë muajve virusi të kalojë nga pandemia në endemi.

“Virusi është në panik, ma lejoni këtë shprehje. Dhe duke marrë parasysh se sa popullatë jemi, sepse nuk vlen më as vaksina. Të gjithë do e kalojmë. Pritet që për 3-4-5 muaj, le të jenë edhe 6, që praktikisht do të kaloj në “mace pitom”, do t’i bien thonjtë dhe do të përfundojë këtu për një periudhë si gjallesë endemike në mesin tonë”, tha Daniellovski.