Tentuan të shfrytëzojë letërnjoftimin e falsifikuar gjatë marrjes së patentës së shoferit në Shkup, policia arrestoi dy persona
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy qytetarë nga Shkupi në lidhje me përdorimin e dokumenteve të falsifikuara gjatë kryerjes së testit për marrjen e patentës së shoferit.
“U arrestua 35 vjeçari S.J. nga fshati Brezë dhe 42 vjeçari B.H. nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme”, njoftojnë nga Policia, derisa raportohet që ato ishin përgatitur nga një polic i stacionit në Bit Pazar.
Raportohet që kandidati për marrjen e provimit për shofer ka paraqitur një letërnjoftim në emër të A.J., me të dhëna të S.J., ndërsa fotografia e B.H.; diçka që është vërejtur nga anëtarët e komisionit për dhënien e provimit.