Pothuajse çdo shofer ndonjëherë harron dhe tejkalon kufirin e shpejtësisë. Nëse e bëni në Zvicër, nuk do të kaloni mirë.
Të gjitha vendet në botë kanë të përbashkët që rregullat e trafikut përcaktojnë shpejtësinë maksimale të lejuar në rrugët publike. Megjithatë, gjobat për shkeljen e këtij rregulli luhaten shumë, duke filluar nga vetëm disa cent deri në disa qindra mijëra euro.
Sipas këtyre statistikave, Maqedonia e Veriut është pozicionuar me një gjobë maksimale prej 398.88 dollarëve. Nga ana tjetër Shqipëria ka një gjobë maksimale prej 2,622 dollarësh, ndërsa Kosova me një gjobë maksimale prej 1,413.10 dollarëve, transmeton TetovaSot.
Gjobat më të larta të shpejtësisë jepen në Evropë. Gjegjësisht, në Zvicër, por edhe në Finlandë, për shembull, dënimi është proporcional me të ardhurat e shoferit.
Duke përjashtuar këtë ekstrem zviceran, gjobat në Zvicër janë ende më të lartat, sipas Buxhetit Australian Direct, dhe gjoba në Zvicër shkon deri në 13,320 dollarë.
Kontinente të tjera
Në Amerikën e Veriut, gjobat më të mëdha janë në Oregon, deri në 2000 dollarë. Në Kubë, nga ana tjetër, gjoba është 2.5 dollarë. Në Amerikën e Jugut, gjobat janë pak më të larta, me përjashtim të Paraguait, ku dënimi për shpejtësi është vetëm 0,13 dollarë dhe Argjentina si ekstremi tjetër me një gjobë prej 3716 dollarë.
Nëse shikojmë Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, edhe këtu ka ekstreme. Kështu, në Siri, gjoba është vetëm 0.08 dollarë.
Më në lindje, mbajtësi i rekordit është Australia me një gjobë prej 1743 dollarësh. Më në fund po vijmë në Afrikë, ku dënimi më i ulët është regjistruar në Sudan. Është vetëm 0.07 dollarë. Uganda ka gjobën më të madhe, deri në 1700 dollarësh.