Sot janë regjistruar 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Tutje MSH-ja bën të ditur se sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016.
Në total numri i rasteve aktive është 350.