Udhëheqja e Dimitar Kovaçevskit – të njëjtët njerëz, të njëjtat vlera. Zaevizmi vazhdon, Maqedonia me LSDM në disfata. Kështu e komenton VMRO-DPMNE opozitare stafin e ri që u zgjodh dje në kryesinë e LSDM-së në pushtet.
Sipas tyre, kjo kryesi është organ i Zaevit sepse në të janë zv. kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, i cili është zgjedhur nënkryetar dhe Sanja Lukarevska, e cila është drejtoreshë e DAP.
“Mile Zeçeviq nuk është staf i ri, ai është njeriu i Zaevit, i cili ka marrë pjesë në organizimin e parregullsive zgjedhore në vitet e fundit. Zeçeviq është krijuesi i partizimit të administratës, i mbushjes së zyrtarëve me teze e fëmijë.
Asgjë e re nuk mund të pritet nga Stefan Bogoev, kryetari i Zaevit, i cili humbi në Karposh, tani duhet të humbasë në nivel shtetëror.
Skema Igor Ivanovski i cili bëri pakt me Zaevizmin për karrierën e tij personale. I cili për 30 vjet nuk i ka sjellë asgjë të mirë Maqedonisë”, komentojnë nga VMRO-DPMNE.